Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i është bashkuar protestës që po zhvillohet te Teatri Kombëtar, e tensionuar pas hyrjes së disa personave brenda godinës, të mbështetur nga forcat e policisë.

Malaj i ka bërë thirrje ministres së Kulturës që të kërkojë menjëherë largimin e policisë nga godina e teatrit, ndërkohë që thirrjen ia ka drejtuar edhe dy ish-kolegëve të tij në Partinë Socialiste, Pandeli Majkos dhe Erjon Braçes, respektivisht ministër për Diasporën dhe zv/kryeministër.

“Majko dhe Braçe nëse e duan këtë vend duhet të nxjerrin një vendim qarkullues për mos-prekjen e teatrit dhe vendosjen e qetësisë publike. Nëse nuk veprojnë Majko dhe Braçe, i takon Kuvendit dhe Gramoz Ruçit që të mbledhë deputetët nga pushimet dhe me një ligj me vetëm një paragraf të thuhet se ndalohet hyrja në teatër dhe më pas të gjendet një zgjidhje”, u shpreh Malaj nga protesta.

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë ngritur dyshime për personat e paautorizuar që kanë hyrë brenda godinës dhe i tremben ndonjë incidenti të qëllimshëm për të dëmtuar teatrin.

  Shembja e teatrit, Basha: Nuk e lejojmë! Jemi me aktorët

  Përplasja/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në godinën e teatrit, u bashkohet edhe Basha

  Protesta për teatrin, aktori i njohur përlotet përpara policëve

Top Channel