Është tensionuar situata përpara Teatrit Kombëtar në kryeqytet, ku protestuesit kanë kërkuar të hyjnë brenda në godinë. Regjisori Robert Budina, njëkohësisht aktivist për mbrojtjen e teatrit, ka hedhur dyshime se personat që po hyjnë brenda godinës të mbështetur nga policia, mund të shkaktojnë incidente dhe zjarrvënie të qëllimshme.

“Çfarë janë këta persona që hyjnë brenda? Ata nuk janë punonjës të teatrit. Mos duan t’i vënë godinës zjarrin, siç ndodhi me atë mbrapa bashkisë?”, u shpreh Budina përpara kamerave.

Protestuesit u përpoqën të hynin brenda në godinë, por u ndalën nga forcat e shumta të policisë.

Në mbështetje të protestuesve janë edhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që u është bashkuar edhe kryeopozitari Lulzim Basha.

  Shembja e teatrit, Basha: Nuk e lejojmë! Jemi me aktorët



Top Channel