Një boksier rus vdiq katër ditë pas goditjeve që mori  në ring nga kundërshtari  portorik në Maryland. Maksim Dadashev, 28 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për të hequr anën e djathtë të kafkës së tij të premten, por vdiq të martën në mëngjes.

Ai kaloi në koma për shkak të hematomave gjate eliminatorit për titullin e botës prej 140 kilogramësh kundër Subriel Matias në MGM National Harbour.

Dadashev – me nofkën Mad Max – mori goditje në kokë para se trajneri i tij, Buddy McGirt, të ndalonte ndeshjen pas raundit të 11-të.  Federata Ruse e Boksit thotë se ka hapur një hetim për vdekjen e Dadashev.  Boksieri u konsiderua si një nga yjet në rritje, por karriera dhe jeta e tij u ndërprenë në mes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA