“Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin “Një fjalë në muaj nga Gjirokastra” nismë e një grupi arkitektësh që filloi muaj më parë është përmbyllur me vendimin për të botuar një fjalor traditcional të arkitekturës së qytetit. Kreshnik Merxhani arkitekt prezantoi në shtëpinë historike të Skëndulatëve trashëgiminë e fjalëve të grumbulluara që përshkruajnë detaje të stilit ndërtimor të banesave, elementë të ndërtimit dhe mjeteve që përdornin ndërtuesit përgjatë një periudhe disa shekullore.
Fjalori me rreth 500 fjalë nga arkitektura e Gjirokastrës do të vijë i ilustruar me imazhe shpjeguese mbi funksionin.
Merxhani solli në vëmendje edhe situatën problematike të humbjes së pikturës murale në dhjetëra banesa të zonës historike.
Në Gjirokastër banesat qindravjeçare të Lolomanit, Hadërajve, Çanove, Kikinos janë kthyer në rrënoja ose gjysmë-rrënoja e bashkë me to është zhdukur edhe trashëgimia e rrallë e pikturës murale mesjetare.
Top Channel