Përballë një rivali të kalueshëm dhe më të lehtë të paktën në letër në krahasim me atë çfarë i rezervoi Champions, Partizani finalizoi përgatitjet për ndeshjen e kësaj të enjteje në Europa Lig.

Në fushën e stadiumit Selman Stërmasi, do të zbresin kampionët e Moldavisë. Sherif Tiraspol është një skuadër me elementë cilësorë, por fitorja nuk është mision i pamundur.

“Detyrimi për ne është të japim maksimumin në fushë dhe të zbatojmë ato që kemi praktikuar në stërvitje. kualifikimi do varet nga këto. Kemi përballë një rival që do ta vlerësojmë maksimalisht, duke ditur ecurinë e tij gjatë sezoneve të fundit. Kemi bërë 2 paraqitje të mira ndaj Karabakut dhe lojtarët treguan që janë grup me vlerë”, tha Franco Lerda Trajner i Partizanit.

Përballja e së enjtes mes Partizasnit dhe Sherif Tiraspolit do të luhet në kryeqyte në orën 17:30 dhe do të gjykohet nga arbitri rus Levnikov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA