Dalja dramatike nga Liga e Kampioneve pritej të sillte një reagim të shpejtë nga Shkëndija e Tetovës por në impenjimin në Europa Lig, skuadra shqiptare e Maqedonisë Veriore, dështoi në mënyrë të bujshme. Kuqezinjtë humbën 1-2 përballë një rivali modest si Dudelanzh, kampioni i Luksemburgut që u imponua përkundër parashikimeve në stadiumin Todor Proeski” të Shkupit.

Shkëndija e Tetovës ishte dhe mbetet favorite në turin e dytë të Ligës së Europës por 90 minutëshi i parë komplikon rrugëtimin e saj. Skuadra shqiptare mori epërsinë që në minutën e 7 me një penallti të kthyer në gol nga Agim Ibraimi, dhe ky u duk si prelud i një mbrëmjeje festive.

Por në fraksionin e dytë një gabim trashanik i portieri Rexhepi solli barazimin. Betaieb i sapofutur në lojë, nuk e priste aspak dhuratën e futbollisti të Shkëndijës, por bëri më të lehtën duke shtyrë sferën në rrjetë.

Gjërat u përkeqësuan për Shkëndijën kur vendosja e gabuar e mbrojtjes dhe ndërhyrja e gabuar e portierit sollën një aksion që mund të rezultojë fatal për Europën. Arbitri norvegjez Hansen akordoi penallti për ekipin mik që u finalizua nga Danel Sinani.

Si për ironi të fatit, shqiptarët e Tetovës u ndëshkuan nga sulmuesi shqiptar i lindur në Serbi, e tani do tu duhet një përmbysje ndaj Dudelanzh për të marrë kualifikimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA