Wake Up/ Mjekja, Nora Burda: Jemi në situatë epidemike, çdo ditë raste të reja nga gripi i syve

23/07/2019 12:58

Nëse gjatë kësaj periudhe jeni zgjuar dhe keni pasur sy të kuq , që ju lotojnë apo që nuk i hapni dot, kjo vjen si pasojë e një infeksioni viral që po qarkullon në vend dhe që po prek në masë popullatën , pasi çdo ditë pranë qendrave shëndetsore po vihen re raste të pacientëve që kanë probleme me sytë.

Madje edhe disa ditë më parë departamenti i sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik doli me një deklaratë ku thoshte që qytetarët duhet të kenë kujdes nga i ashtëquajturi gripi i syrit në gjuhën popullore ndërkohë që ai njihet si sëmundja e keratokonjutivitit.

Duke qënë se jemi dhe në periudhën e plazhit, dhe vendet që frekuentojmë janë të mbipopulluara, natyrisht që përhapja e virusit është edhe më e shpejtë. Mjekja okuliste, Nora Burda tha se aktualisht jemi në një situatë epidemike, ndërkohë iu bëri thirrje pacientëve që mos të neglizhojnë asnjë simptomë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA