“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të Në barin “Sloppy Joe’s”, në Key West, në Florida, çdo vit mbahet konkursi i sozive të Ernest Heminguejt.
Edhe këtë vit, që shënon 120 vjetorin e lindjes së autorit të, “Plaku dhe Deti” dhe kryeveprave të tjera, eventi ka tërhequr qindra persona. Mjekra të bardha, veshje peshkatarësh ose bluzë leshi gri, ashtu si Heminguej shfaqet në shumë prej portreteve të tij të famshme; pjesëmarrësit kanë ardhur nga e gjithë bota për të kaluar një ditë në një nga vendet më të dashura të shkrimtarit.
Ndërsa një juri e përbërë nga ish konkurrentë, ka shpallur fituesin; këtë vit, çmimi i parë i ka shkuar Jeo Maxey, 68 vjeç, ish bankier në Tenesi.
“Unë i adhuroj librat e tij, ishte një shkrimtar i madh dhe vetëm qenia pjesë e historisë së Heminguejit, është e pabesueshme’, – tha fituesi.
Festimet e ditëve të Heminguejt, këtë vit, koinciduan me atë që do të ishte ditëlindja e 120 e shkrimtarit.
Top Channel