Finalizohet në Tiranë një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “Distributori”, ku janë sekuestruar rreth 1.1 kg canabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh. Sipas policisë në kuadër të këtij aksioni, ka rënë në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale, si dhe procedohet një shtetas tjetër. Në pranga ka rënë shtetasi  E.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E.M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve është organizuar puna për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga ky shtetas, policia gjeti tri qese me lëndë narkotike canabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve gjatë kohës së ndjekjes me metoda speciale të hetimit ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore (foto, video dhe raporte vezhgimi) të aktivitetit kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga ky shtetas, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin tek shtetasi E.M.

Gjithashtu në kuadër të operacionit, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA