“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Një 42 vjeçar në Elbasan është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 18 vjeçar me aftësi të kufizuara. Kallëzimi është bërë nga vetë i riu dhe menjëherë burri është shpallur në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel