Shkelet moratoriumi i pyjeve në Bulqizë, ahu i ri pritet për minierat e kromit
23/07/2019 14:16
Gjatë mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar dy persona në Tërnovë të Bulqizës, që abuzohen me prerjen e pyjeve. Nën cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar rreth 21 metër kub dru kontrabandë.
Mjetet me lëndën drusore u bllokuan në pikën e bllokimit të Bashkisë Bulqizë dhe po vazhdohet me procedurat ligjore deri në ndjekje penale.
Në Bulqizë preja e paligjshme e pyjeve ka qenë e shpeshtë,ku lënda drusore është shitur në mënyrë kontrabandë, por ajo ç’ka po sjell shkatërrimin e pyjeve është edhe preja e ahut të ri , i cili iu shitet firmave të kromit për shtylla miniere.
Top Channel