Lëndohen 2 persona gjatë punimeve në minierën e Bulqizës
23/07/2019 17:59
Ditën e sotme, në zonën e Bulqizës, një burim për Top Channel bënë me dije se, gjatë punimeve në minierën e kromit dy shtetas janë lënduar.
Në minierën e kromit në zonën e Bulqizës, dyshohet se gjatë punës në galeri janë dëmtuar shtetasit A.S, dhe Sh.S.
Shtetasit janë dërguar me helikopter, për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Tiranë, dhe nga burime të brendshme bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel