Këshilli i Lartë Gjyqësor si pikë të parë të diskutimit në mbledhjen e kësaj të marte ka pasur situatën problematike të krijuar në Gjykatën e Lartë.
Në fjalën e tij nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku, bëri një parantezë të asaj çfarë ka ndodhur me Gjykatën e Lartë, e cila aktualisht është në pamundësi për të qenë funksionale.
“Pas ndryshimeve u parashikua qe kjo organikë të behej me 19 gjyqtarë. Mund të thuhet se 3 prej anëtarëve u mbaroi mandati para se të përfshiheshin nga vettingu. 6 prej anëtarëve u mbaroi mandati për shkak të shkarkimit nga detyra. Njeri prej anëtareve e ka mandatin të pezulluar për shkak se është zgjedhur anëtar i KLGJ. Një anëtar është në detyrë me mandat të përfunduar dhe tjetri është në pritje të vendimit të KPA”, u shpreh ai, duke nënvizuar se “Pra në detyrë kemi vetëm dy anëtarë, një anëtar me mandat të papërfunduar, por në pritje të një vendimi të KPA dhe tjetri me mandat të përfunduar”.
Sipas nënkryetarit të KLGJ, kjo është edhe arsyeja se problemi më emergjent është të paktën formimi me tre anëtarë në mënyrë që Gjykata e Lartë të bëhet funksionale.
“KLGJ mbetet e interesuar në vazhdimësi për zgjidhjen e problemeve. Së pari plotësimi përfundimisht i trupës së Gjykatës së Lartë. Së dyti zgjidhjen e back logut. Së treti shmangien e vonesave të shqyrtimit të dosjeve. KLGJ ka detyrë të siguroje funksionalitetin e Gjykatës së Lartë”, u shpreh Maks Qoku, duke shtuar se “Për rrjedhoje në mbledhjen e datës 5 korrik u krijuan premisa për nisjen për garën per kandidatët jo gjyqtarë”.
Trajtimi i çështjeve për ekstradim duket se do të jenë edhe priorioteti i Gjykatës së LArtë, pasi siç evidenton nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku, për shkak të mosfunksionaliteti të Gjykatës së Lartë me ezaurimin e afateve ndryshon edhe masa e arrestit për personat e ndaluar me qëllim ekstradimin.
Top Channel