Eksploziv memorialit të Thimio Lolit/ Reagon Athina: Pala shqiptare të nxjerr autorët para drejtësisë

23/07/2019 15:32

Vendosja e eksplozivit në monumentin e një nacionalisti grek në Finiq ka sjellë reagimin e Athinës zyrtare.

Në një komunikatë për shtyp ministria e Jashtme greke shkruan se “Me qëndrimin konstant se sfidat ndaj minoritetit kombëtar grek si dhe ndaj vete marrëdhënieve greko-shqiptare, duhet të hetohen menjëherë dhe të sqarohen duke i sjellë autorët para drejtësisë, presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë tek pakicat kombëtare greke” –theksohet ne deklarate.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 e 30 minuta siç konfirmon policia e shtetit dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pllaka e mermerit dhe muri. Kjo është hera e dytë që dëmtohet memoriali i Thimio Lolit, për të cilin ekzistojnë dokumente se ka marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve në vitin 1914 dhe ndaj popullsisë çame në 1944, ngjarje të cilave i referohet edhe folklori në zonat e Labërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA