Humbje që në daljen e parë sezonale për Barcelonën e trajnerit Valverde, në stadiumin e Saitamas në Japoni, formacioni katalanas u nënshtrua minimalisht nag Celsi 2-1 duke i dhuruar një debutim të hidhur blerjeve të reja të skuadrës blaugrana, Griezmann, De Jong e Neto.
Në një 90 minutësh ku si tekniku spanjoll ashtu edhe Frenk Lampard u impenjuan në eksperimente që nuk do kenë mundësi ti bëjnë në kampionat, u verifikua forma më e mirë e anglezëve.
Në mungesë të Mesi dhe Suarez, Antuan Grizman u aktivizua si sulmues qendror por nuk pati efekt, madje përkundër pritshmërive shkëlqeu Dembélé, por pa arritur golin. Një gabim i Serxhi Buske’ solli rrjetën e Celsit me Ejbraham pas gjysmë ore lojë.
I njëjti skenar edhe pas pushimit, por me ndryshimin e vetëm se Barcelona ndryshoi të gjithë formacionin, 1 lojtarë të ndryshëm në pjesën e dytë. Ros Barkli dyfishoi rezultatin në favor të Celsit me një goditje nga distanca duke ndëshkuar portierin neto.
Katalanasve i mbeti vetëm gëzimi i golit në kohën shtesë nga kroati Ivan Rakitiç, por asgjë më shumë nga blerjet e bujshme.
Top Channel