Austria u bë sërish vendi i një gare të vecantë, ajo e vrapimit në ngjitje në kodren Titisee-Neustadt. Sportistë të shumëtë femra dhe meshkuj morën pjesë në këtë eveniment të vecantë të quajtur 4TITUDE Challenge të cilët duhet të përshkonin me vrap një ngjitje prej 140 m në kodër, një eveniment ky që u ndoq nga 4000 tifozë.
Për meshkuj ai që shkëlqeu ishte gjermani Anton Palzer që vendosi rekord të ri për këtë garë të cilën e fitoi me kohën 3 minuta e 24 sekonda duke thyer me 7 sekonda rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2017 nga turku Ahmet Arslan. Në vendin e dytë u rendit austriaku Mayer që mbajti pas Kovacic
Për femra, triumfoi në këtë garë fituesja e vitit të kaluar, Walsham duke justifikuar kështu statusin e favorites teksa e përshkoi distancën me 4 minuta e 45 sekonda. 4TITUDE Challenge është një kompeticion që përbëhet nga 4 ndalesa dhe deri tani janë zhvilluar dy të tilla. Renditja e përgjithshme për meshkuj kryesohet nga Jakob Mayer me 790 pikë, i ndjekur nga Luka Kovaçiç me 770 dhe Alexander Brandtnee me 720. Për femra dueli është mes Antonelës Confortolës që kryeson me 400 pikë, Suzy Walsham në vendin e dytë me 400 dhe Agata marchi me 390 pikë.
Top Channel