Partizani mëson kundërshtarin e mundshëm të tij në raundin e tretë të Europa league.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i këtij raundi dhe skuadra kryeqytetase nëse do të mund të kalojë Sherifin e Tiraspolit, do të përballet me humbësen e ciftit Maribor-AIK që do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërkaq skuadra e Të Kuqve, që kaloi në Europa League pas eliminimit nga Qarabag në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, i është rikthyer punës për sfidën e së enjtes me Sherifin e tiraspolit ku aktivizohet Liridon Latifi.

Shumë interesant është shorti i përcaktuar për skuadrën tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës. Kjo e fundit do të luajë sfidën e raundit të dytë kualifikues të Europa League me Dudelange dhe nëse arrin të kalojë për më tej përballë do të ketë skuadrën humbëse të çiftit Celtic-Nomme Kalju të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Për skuadrën tetovare, interesant është fakti se është ajo është përballur njëherë me skuadrën estoneze Nomme Kalju, pikërisht në raundin e parë të Ligës së Kampioneve dhe tani ekziston mundësia që ajo të përballet sërish ndaj këtij ekipi për të tentuar revanshin.

Ndërsa skuadra kosovare e Ferronikelit, nëse arrin të eliminojë Slovan Bratislavën, do të luajë në raundin e tretë të Europa league me humbësin e sfidës Dundalk-Qarabag të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA