Pas rrëzimit të kërkesës së Bindjes Demokratike ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor, i hapet rruga konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Pritet që mandatet e Këshillit Bashkiak të Tiranës të shpërndahen javës tjetër dhe nga ky moment, ai do të nisë punën normalisht për mandatin e dytë.
Ndërkaq, Erion Veliaj është shpallur zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për katër vitet e ardhshme dhe pritet te beje betimin për një mandat te dyte.
Në zgjedhjet e përgjithshme vendore të 30 qershorit, qytetarët e Tiranës i besuan kandidatit të koalicionit të majtë edhe një mandat të dytë në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, për të vijuar punët e nisura dhe për projektet e parashikuara nga ekipi i tij.
Top Channel