Mijëra eshtra njerëzish janë zbuluar në një hapësirë nëntokësore në afërsi të një varreze të Vatikanit nga hetuesit që përpiqen të zbulojnë misterin e zhdukjes së një vajze adoleshente që u zhduk në qytetin e Vatikanit në 1983.
Një ekspert i gjenetikës i punësuar nga familja e Emanuela Orlandit, e cila u zhduk në moshën 15 vjeç teksa ishte duke shkuar në kursin e flautit, tha se varri masiv përmbante eshtra nga dhjetëra individë, si “të rritur dhe jo të rritur”.
Eksperti Giorgio Portera tha se madhësia “e madhe” e koleksionit të gjetur nën Kolegjin Teuton u zbulua javën e kaluar.
Ata shpresojnë të zbulojnë të dhëna për fatin e vajzës, zhdukja e të cilëve mbetet një mister.
“Nuk prisnim një numër kaq të madh” të eshtrave dhe mbetjeve të tjera të cilat “ishin hedhur në një zgavër”, tha Portera.
“Ne duam të dimë pse dhe si” eshtrat përfunduan atje, shtoi ai.
Ajo që ndodhi me Emanuelën është një nga misteret më të gjata të Italisë.
Disa thonë se vajza ishte rrëmbyer nga një person i armatosur turk, që qëlloi dhe plagosi Papa Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit më 1981.
Në deklaratën publikuar të shtunën, Vatikanit nuk përmendte numrin e mbetjeve në hapësirën e zbuluar rishtazi pranë Varrezave Teutonike, por tha se puna e mjekësisë ligjore do të vazhdonte deri më 27 korrik.
Familja e zonjës Orlandi më parë mori një njoftim anonim, që i thoshte të kërkoftë pranë varreve të shekullit të 19-të, por kur Vatikani hapi varret kohët e fundit me kërkesën e familjes, ata ishin bosh. Vatikani tha se nuk e dinte pse, por tregoi se puna restauruese në zonën e varrezave në vitet 1960 dhe 1970 mund të ishte një arsye.
Top Channel