Blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në lagjen “Besa” në kryeqytet është rehabilituar plotësisht. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet.
Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.
Sakaq, pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.
Ajo çka bie në sy në gjithë zonën e “Frigoriferit” është edhe sistemi i mureve rrethuese të banesave, të cilët janë zëvendësuar me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës.
Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, në mënyrë që asfalti dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës të merren nga çdo qytetar.
Top Channel