Podiumi i fituesve në botërorin e notit që po zhvillohet në Korenë e Jugut u përfshi nga polemikat dhe akuzat për përdorimin e substancave të ndaluara, në skena të ngjashme me ato të botërorit të Budapestit në 2017.

Sun Jang me 6 medalje olimpike dhe 14 botërore u shpall kampion për herë të 4 radhazi në turneun aziatik por vuajti akuzat dhe protestën e Mek Horton, australiani që e kishte mundur në olimpiadën e Rio de Zhaneiros.

Horton nuk u ngjit në podium pavarësisht apelit të organizatorëve dhe fituesit, madje ripërsëriti akuzat për mashtrim që bën atleti kinez përmes përdorimit të dopingut.

Në maj të 2014, Sun Jang rezultoi pozitiv me një stimulues por u dënua nga Federata Kineze vetëm 3 muaj, mjaftueshëm për të mos humbur lojërat aziatike. Vitin e kaluar e njëjta polemikë, por këtë herë me shkatërrimin e një epruvete të dyshuar të gjakut të kinezit që i evitoi skualifikimin.

Këtë çështje Agjencia Antidoping e çoi në Arbitrazh, por do marrë përgjigjen pas pak muajsh. Kështu Sun jang mund të festojë medaljen por i njollosur nga polemikat për sunstancat e ndaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA