Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar me thikë nga shtetasi L. H.,18 vjeç banues në Tiranë, i cili tashmë është arrestuar.

“Arrestimi i 18-vjeçarit u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti , ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka  goditur me mjet prerës  shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA