Jorgji Fani që të gjithë e thërrasin Xhoxhi, i rritur në rrugicat e kalldrëmta të Mangalemit në Berat, u mësua që në vegjëli me dashurinë për gdhendjen e gurit, duke pasur edhe gjyshërit mjeshtër në këtë profesion. Fillimet e profesionit i pati me grupin e gurskalistëve dhe më pas Xhoxhi vijoi studimet në shkollën profesionale për arte dhe më pas atë të gdhendjes.
Ai e nis ditën herët në mëngjes duke zbritur rrugicat e kalldrëmta të heshtura për të pirë kafen dhe më pas kthehet në vendin e punës në shtëpinë tij. Xhoxhi thotë se frymëzimin për punën e merr gjithmonë nga gjithçka që e rrethon qytetin e tij.
përveç përshëndetjes nga banoret e zonës, mjeshtrin e grurit e përshëndesin apo edhe e fotografojnë edhe turistë të huaj
Në vite Xhoxhi ka punuar në Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës dhe në banesat muzeale të qytetit të Beratit. Por në vitet e tranzicionit ai mbeti i papunë megjithëse ishte një nga mjeshtrit e pakët te gurëgdhendjes, duke emigruar në Greqi e në Itali, ku ka ushtruar të njëjtin zanat. Ai rikthehet në qytetin e tij, jo vetëm te ushtronte profesionin e gurgdhendësit, por dhe të përgatiste breza të rinj jo vetëm nga Berati që të ruhet tradita.
Xhoxhi ndërsa punon nË biznesin e vet, mjeshtri i gurit thotë se profesioni i vështire i gurgdhendësit po shkon drejt zhdukjes. Por ai po punon ta trashëgojë tek të rinjtë pasi është i vetmi profesion që do bëj që qyteti i gurtë të mbijetojë, kështu i bukur në breza . xhoxhi shprehet se të rinjtë nuk duhet ta shohin zgjidhjen vetëm në emigracion
Duart e Xhorxhit janë kudo, në rrugicat e kalldrëmta, në objektet e kultit, në punimet që ai ka bërë në banesa të ndryshme. Xhoxhi shprehet se me këtë profesion ka mbajtur familjen, ka rritur dhe shkolluar tre vajzat e tij, ku njëra prej tyre e shoqëron në punët e ndryshme të gdhendjes.
Top Channel