Në profilin zyrtar në ‘Facebook’ të presidentit francez, Emmanuel Macron, video e fjalimit që mbajti në Beograd është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe mbi videon e fjalimit.

Në konferencën me homologun serb, Aleksandar Vuçiç, Macron theksoi se paqja midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vendoset nga të dyja kombet dhe evropianët, duke përjashtuar influencat e huaja. Kjo thirrje e presidentit francez bëhet në një kohë kur liderët kosovarë përjashtojnë çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së.

“Lufta që tani duhet të kryejmë së bashku, është lufta e kompromisit”, u shpreh ndër të tjera Emmanuel Macron.

Top Channel