Mëngjesi i së shtunës ka shënuar një tjetër aksident në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan. Një 31 vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Përplasja ka qenë fatael, duke i shkaktuar vdekjen shoferit 31 vjeçar.
Është e njëjta bordurë, ku rreth një muaj më parë, u shuan tre anëtarë të një familjeje.
Ata ishin duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, çka e detyroi drejtuesin e mjetit të humbiste kontrollin dhe të kalonte mbi rrethrrotullim, për t’u për plasur më pas në bordurë.
Kjo rrugë është kthyer në njollë të errët në vend. Nga momenti i hapjes së autostradës me të dyja korsitë, numërohen 6 të vdekur.
Video/ Drejtori i Policisë intervistë për sigurinë rrugore, pas tij ndodh aksidenti
Top Channel