Wake Up/Arta Dollani: Liqeni i Ohrit në UNESCO-s, tani do kemi më shumë mbështetje financiare

19/07/2019 13:11

Pjesa shqiptare e rajonit të liqenit të Ohrit, tashmë është pjesë e listës së pasurive Botërore të UNESCO-s.

Në fund të muajit qershor në Baku, Azerbajxhan, zhvilloi punimet sesioni i 43-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Në këtë sesion më datë 5 korrik 2019, u miratua propozimi për shpalljen pasuri botërore të pjesës shqiptare të rajonit të liqenit të Ohrit, si zgjerim i pronës “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”, të ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në Listën e Pasurive Botërore që prej vitit 1979.Përgatitja e Dosjes të zgjerimit ishte rezultat i një pune 4-vjeçare. E ftuar në “Wake Up”, Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani se ky lajm do të thotë përgjegjësi e madhe në rruajten e vlerave që ka pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA