Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela ka dalë sot përpara vettingut, ku është vlerësuar për të tre kriteret. Ai nuk ka qenë i shoqëruar me avokat në seancën dëgjimore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shprehur se Çela nuk ka pasuri të fshehur. Nga verifikimet ka rezultuar se kandidati për Prokuror të Përgjithshëm ka blerë jë apartament  77 m2  në “Don Bosko”,  në 2015. Një pjesë e parave janë siguruar nga shitja e një apartamentit. Pjesa tjetër janë kursime nga paga dhe marrja e një kredie në një bankë të nivelit të dytë.

KPK ka dalë në përfundimi se nuk janë konstatuar parregullsi dhe se ka burime të mjaftueshme financiare. Gjithashtu Komisioni është shprehur se sipas ILDKPI Çela ka bërë deklarim të saktë  dhe ka burime të mjaftueshme financiare. Ai  nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk është në situatën e konfliktit te interesit.

DSIK-ja është shprehur se për Olsian Çelën nuk ka prova, dyshime dhe të dhëna se ai mund të ketë njohje apo lidhje me persona të krimit të organizuar. Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme Çela është me aftësi shumë të mira profesionale, në drejtim dhe menaxh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA