Dërgimi i emrit të Skënder Gjinushit sërish në Presidencë. Ky është vendimi i marrë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas mosdekretimit që presidenti Meta i bëri kryetarit të zgjedhur.
“Asambleja u shpreh me vendim duke mbështetur propozimin e Këshillit ekzekutiv të Akademisë së Shkencave për t’i kërkuar institucionit të Presidentit rishqyrtimin e qëndrimit të tij përsa i përket emërimit të kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, akademikut Skënder Gjinushit”, shprehet Vasil Tole, zëvendës-kryetar i ASH.
Kreu i Shtetit një nga argumentat që jepte për mos dekretimin e Gjinushit, ishte se ky i fundit mbante statusin e anëtarit të rregullt të Akademisë njëkohësisht me mandatin si kryetar i Partisë Social-Demokrate, gjë e cila rrëzohet nga zëvendës kryetari Tole.
“Përmes dokumentacionit që u rishqyrtua në mbledhjen e asamblesë. Ne jemi të bindur që në atë moment akademik Gjinushi, nuk ka qenë në papajtueshmëri”, shprehet Vasil Tole, zëvendës-kryetar i ASH.
Por në rast të mos një dekretimi, a mund të ketë zgjedhje të reja në këtë institucion, sipas ligjit të ri për Akademinë e Shkencave të Kaluar ne Kuvend ditën e enjte?
“Në rast se do të ketë një dekret refuzimi, aty parashkohet se lihet në dorë të asamblesë shqyrtimi i vlefshmërisë. Në rast se asambleja i qëndron vendimit të parë, atëherë kryetari vijon detyrën”, tha shprehet Vasil Tole, zëvendës-kryetar i ASH.
Në mbledhjen e asamblesë i pranishëm ishte edhe akademiku Artan Fuga, një zë kritik për procesin zgjedhor në këtë institucion, kandidaturën e Skender Gjinushit për kryesimin e këtij institucionit si dhe për ligjin e ri për Akademinë.
Top Channel