“Nuk duhej pezulluar nga detyra Balluku”, Dudushi në Top Story për vendimin e SPAK: Nëse hetohesh për korrupsion, prezumohesh i pafajshëm 27/11 23:22
“Festivali MultiKulturor Berat” po zhvillohet në kalanë shumë shekullore të qytetit.
Nën ritmet e muzikës vendase dhe të huaj festivali do të zhvillohet për tri net, ku gjithashtu do të qëndrojnë të hapura edhe muzetë.
Nata e parë e Festivalit Multikulturor nisi me interpretime nga grupi muzikor austriak “Leyya” ku për tre ore në sheshin e kalasë bënë të vallëzonin bashkë qytetarë beratas dhe turistë të huaj.
Në natën e dytë pritet kori i vajzave nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku, si dhe do të shfaqen filma të ndryshëm.
Ky është edicioni i gjashtë i këtij festivali që zhvillohet në Berat.
Top Channel