Në Gjirokastër janë përkujtuar në një ceremoni zyrtare, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, dy heroinat e ekzekutuara me varje në litar, nga gjermanët në korrik të vitit 1944.
Pjesë e ceremonive ishte kujtesa për historinë e heroinave 18 vjeçare, që më parë u torturuan si mbështetëse të luftës partizane dhe asaj guerile kundër pushtuesve. Në bustin e tyre pranë vendit të ekzekutimit u vendosën kurora me lule.
Autoritete dhe familjarë, përfaqësues të shoqatës së veteranëve por edhe vizitorë të huaj e ndoqën me interes ceremoninë.
Monumenti kushtuar dy heroinave, vepër e Odise Paskalit, e vitit 1974, nuk ka njohur kurrë asnjë restaurim.
Imazh të dëmtuar nga koha mbajnë më shumë se 300 objekte që i përkasin periudhës së artit të realizmit socialist në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Top Channel