Tragjike/ Tallej nga shokët në shkollë, 14-vjeçari përplaset nga treni dhe humb jetën

18/07/2019 17:16

“The Sun” ka raportuar një tragjedi të ndodhur ditën e sotme, ku një 14 vjeçar është përplasur nga treni dhe ka humbur jetën, në Angli.

Samm Connor i kishte dhënë telefonin dhe çantën e tij të shkollës shokëve të tjerë, pak para se të drejtohej nga stacioni hekurudhor i Chertsey, Angli.

Rreth e përqark ishin fëmijë e të rritur nga shkolla katolike “Salesian”, të cilët panë këtë tragjedi të ndodhte.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me një skuadër të specializuar bënë të mundur largimin e trupit të 14-vjeçarit.

Një shokë i Samit tha se ai tallej nga të gjithë dhe se ulej gjithmonë vetëm gjatë pushimeve të drekës, por drejtues të bordit të shkollës katolike raportojnë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Mesazhe ngushëllimi dhe tufa me lule u vendosën në stacionin hekurudhor të Chertsey, si dhe shumë miq e të afërm shprehën ngushëllimet e tyre, duke thënë se nuk e kuptojnë se si ndodhi kjo tragjedi pasi dukej sikur çdo gjë shkonte mirë me Sammin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA