Elon Musk, miliarderi eksentrik themelues i Teslas dhe Space X, bëri së fundi publike një plan tejet ambicjoz të vetin, atë të lidhjes së trurit të njeriut direkt me kompjuterin, dhe kjo do të arrihet duke përdorur një cip të vogël fleksibël.
Musk e përshkroi planin si një “simbioze me inteligjencën artificiale”. Ai shtoi se shpreson që një prototip i parë do të mund të vendoset tek njerëzit deri në fund të vitit të ardhshëm. Neuralink, start up-I i themeluar nga miliarderi e i specializuar në neuroteknologji, propozon një sistem që do të jetë në gjendje të ndihmojë sidomos paraplegjikët e në të ardhmen, të përmirësojë komunikimin dhe të menduarit.
Çipi do ti lejojë trurit të hyjë në bashkëveprim me inteligjencën artificiale. Çipi sipas Musk, do të ndihmojë jo vetëm ruajtjen, por edhe rritjen e kapacitetit të trurit.
Sipërmarrësi i famshëm e krijoi Neuralink me synimin që ti vendosë njerëzit në një nivel me kompjuterin, në mënyrë që ti kundërvihet perceptimit të përgjithshëm se inteligjenca artificiale mund të kthehet në një rrezik për ekzistencën tonë.
Musk shpjegoi se sistemi është duke u testuar tashmë tek majmunët, që kanë arritur të kontrollojnë kompjuterin duke përdorur trurin e tyre.
Top Channel