25 mijë banorë që më parë jetonin në një zonë të paurbanizuar, në një lagje në Kombinat, tanimë kanë rrugë dhe infrastrukturë të sapo rikonstruktuar.

“Jam shumë krenar për skuadrën që ka punuar këtu. Kishte a s’kishte fushatë, ishte shi apo piku i vapës, është punuar me shumë dinjitet, në një nga komunitetet më të mira të Tiranës, që njihet si “Misto Mame”. Janë komunitete që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, njerëz me halle, që në vitet 90-të e shihnin Tiranën si shpresën e vetme për të rifilluar jetën nga e para, që morën një risk e më në fund po shohin që risku i tyre për një jetë më të mirë dhe për fëmijë që kanë një të ardhme, u shpërblye”, u shpreh Erjon Veliaj.

Banorët kanë bashkëpunuar me Bashkinë duke liruar hapësira për sistemin e rrugëve.

“Po përgatisim kopshtin dhe çerdhen e re në Kombinat, pastaj do të fillojmë shkollën e re tek zona e ‘Astirit’. Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ‘Astirit’ dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t’i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do t’i nxjerrë fitues, duke u shpronësuar dhe duke i marrë paratë ‘kesh’ në dorë, disa do t’i nxjerrë fitues, duke qenë në kufi të asaj prone do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit”, ka shtuar Veliaj.

Puna do të vijojë gjatë gjithë verës, premtoi Veliaj, në mënyrë që qytetarët kur të kthehen nga pushimet të gjejnë gjithçka të sistemuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA