Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Velçë”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Vlorës raporton se ka sekuestruar  një armë zjarri, një sasi të vogël lëndë narkotike si dhe asgjësuar disa fidanë narkotikë, të kultivuar në territorin përreth banesës së 54-vjeçarit, i cili është vënë në pranga.

Nga kontrolli i banesës dhe këqyrja e territorit përreth, shërbimet e policisë kanë konstatuar të mbjella disa fidanë narkotikë në banesën e shtetasit G.J., 54 vjeç, si dhe në vijim të kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 kilogramë cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA