Imagjinoni sikur Mickey Mouse dhe Mona Lisa, të ishin meksikanë… Kjo ekspozitë është pjesë e serisë “Bëji të gjithë ata meksikanë”m të artistes amerikano-meksikane, Linda Vallejo.

“Unë i tregoj njerëzve për serinë “Bëji ata të gjithë meksikanë”. Jam si një vajzë e vogël, me një ngjyrues në dorë, që e ngjyros kukullën e saj në ngjyrë kafe. Unë po e bëj botën bojë kafe si unë, dhe kështu unë e ndjej se i përkas asaj”, tha  artistja Linda Vallejo.

Ajo transformon figura të njohura nga kultura pop për ti bërë ata të duken si më latino-amerikan. Edhe figura si Marilyn Monroe, janë pjesë e ekspozitës në Kaliforni ku prezantohen 125 punime.

Për vetë artisten, kjo është një mënyrë për të ndryshuar historinë në pak minuta. “Mendoj, çfarë do të kish ndodhur nëse Elvis Presley do të ishte në të vërtetë meksikan? Industria e argëtimit do të ishte shumë lart. Po sikur Disneylandi të ishte në Meksiko siti apo në Los Anxhelosin lindor? – pyet ajo..

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA