Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Tiranë.

Burime nga policia raportojnë se është arrestuar drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç, banues në Tiranë . I mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë Tiranë për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA