TKOB do të fillojë sezonin e 2020 në çatinë e re. Pas më shumë se dy vjet e gjysmë në rikonstruksion godina e re pritet të jetë gati në janar.
“Unë shpresoj shumë që ne në janar të kemi çatinë tonë të re dhe shpresoj shumë që ta kemi. Megjithatë fjalën e fundit nuk e them dot unë. Fjalën e fundit do ta thotë Ministria e Kulturës.
Sezonin e 2020 jam e bindur që ne do ta hapim, do ta startojmë në teatrin e ri”, tha Zana Çela.
Sipas drejtores së institucionit Zana Cela, objektivi i derimëtanishëm, pavarësisht se pa një teatër stabël, ka qenë që të ruhen shfaqet skenike, jo thjesht koncertale. Ndërsa prirja e audiencës vazhdon të jetë drejt titujve klasikë më shumë se atyre moderne. E vecanta është se publiku ynë i operas është i ri.
“Audienca e shqipërise, ajo që ndjek operan dhe baletin është audience më e re në Evrop137”, tha ajo.
Kjo mbyllje e kalendarit artistik, e konceptuar edhe si një kafe me gazetaret e kulturës, shërbeu edhe për lajmërimin e triologjisë Opera në Park, nga data 18 deri më 20 në sheshin “Skënderbej”.
“Janë tre mbrëmje shumë të veçanta me titullin “Opera në Park”, që ne do të realizojmë sëbashku me bashkinë e Tiranës, dhe kjo vjen si një mirënjohje për spektatorët e Tiranës, të cilët na kanë ndjekur përgjatë këtyre viteve duke shënuar audiencën më të rritur përgjatë këtyre pesë viteve”, tha ajo.
Këto shfaqe në park, vijnë si një rikthim e operas në Tiranës, përgjatë muajve të verës, në ndryshim nga vjet, ku shfaqet janë vënë nëpër qytete të tjera të Shqipërisë.
Top Channel