Sot është hera e tretë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Dy seancat e mëparshme gjyqësore kanë dështuar për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën për Gjergj Kohilën, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

Në seancën paraprake, Saimir Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Nëse kjo kërkesë e tij pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA