Amitraz ky insekticid mund të përdoret për të vrarë parazitët tek lopët dhe derrat, por jo tek bletët. Sipas toksikologut Zihni Sulaj, amitrazi është një produkt me efekt të gjerë toksik. Pavarësisht kësaj bletërritësit spërkasin kosheret e bletëve me amitrazin vrasës.
” Dëme akute të mprehta të menjëhershme, por më të shumta janë dëme që duan kohë të evidentohen. Sidomos çrregullime kronike në organet në gjak dhe në sistemin nervor, por edhe efektet kancer-organike. Mund të predispozojë organizmin për të bërë malformime të ADN-së, ARN-së dhe pastaj me pasojë të shfaqjeve të kancereve të tipeve të ndryshme “, tha toksikologu Zihni Sulaj.
Spërkatja e kosheres me amitraz kontaminon mjedisin e bletës, për pasojë mbetjet kimike kalojnë edhe tek mjalti. Një mjaltë i tillë mund të shkaktojë vdekjen e konsumatorit.
” Ky produkt vepron në sistemin nervor qendror, çon në fillim në ekstim maksimal dhe kafshët me atë mekanizëm vdesin. Ndërsa tek njerëzit natyrisht manifestimet janë në varësi të dozës, kohës së ekspozimit, moshës dhe peshës. Mund të variojë nga shenja të dukshme deri në dëme dhe fatalitete”, shpjegon toksikologu.
Edhe pse ekzistojnë insekticide alternative për të luftuar varrotozën e bletës, për bletërritësit tanë amitrazi vazhdon të jetë insekticidi i preferuar.
Top Channel