Humbasin në kanionet e Gjipesë, policia në ndihmë të turistëve gjermanë
17/07/2019 11:40
Tre turistë gjermanë kanë kërkuar ndihmë mbrëmjen e djeshme, në zonën e Gjipesë, afër fshatit Vuno. Turistët gjermanë, të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën, kanë lëshuar sinjalin SOS pasi kishin humbur në kanionet e zonës së Gjipesë.
Menjëherë janë angazhuar forcat e komisariatit të Himarës të mbështetura nga FNSH-ja, e cila është instaluar në atë zonë.
Pas një kërkimi prej disa orësh, turistët gjermanë janë gjetur në kanionet e kësaj zone në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falenderuar Policinë e Shtetit.
Nuk është hera e parë që turistët e huaj, të cilët eksplorojnë zonat e thella të Vlorës, të humbin kontaktet dhe rrugën.
Top Channel