Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Shkodrës ka vënë në pranga dy inspektorë të bashkisë dhe ka shpallur në kërkim një të tretë. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“.

Në pranga kanë rënë:

  1. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;
  2. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin  P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA