Wake Up/”Dhuro një lule për Sarandën”, nisma si reagim kundër betonizimit

16/07/2019 13:50

Ata janë një grup vullnetarësh, qytetarë të Sarandës që megjithse kanë krijuar jetën e tyre në qyetete të tjera të vendit por edhe përtej kufijve kanë vendosur të kontribuojnë në vendlindjen e tyre nëpërmjet një nismë të veçantë, që e kanë pagëzuar me emrin ” Dhuro një lule për Sarandën”.

Kanë vendosur që në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar të mbjellin lulen karakteristike të këtij qyteti si boungavillet apo lagerstroemia.Nisma ka nisur këtu e gjashtë muaj, dhe në këtë gjysëm viti janë mbjellë rreth 158 pemë dekorative të mëdha, 300 bouganville dhe 350 pisha të vogla. Një inisiativë krejtësisht vullnetare, kundër betonizimit dhe shkatërrimit të qytetit bregdetar, që po gjen mbështetje dhe nga donatorët e qytetit por që si inisiativë lokale e rinisë së Sarandës po mendohet dhe po lobohet që të gjejë shtrirje edhe në qytetet e tjera për t’iu ndryshuar pamjen blloqeve të banimit, shëtitoreve dhe shesheve por pse jo edhe banesave ku jetojmë.

Top Channel