Pas 54 vitesh nis rikonstruksioni shkollës 9 vjeçare “De Rada”, në kryeqytet. Kësaj shkolle përveç rikonstruksionit do ti shtohen disa klasa si dhe një palestër.
“Bashkia po bën edhe 17 shkolla të reja me forcat e saj, ndërkohë për shkollat ekzistuese kemi zgjedhur partneritete me miqtë e Shqipërisë, siç është Ambasada e Katarit, për t’u siguruar që edhe nevojat në shkollat ekzistuese të plotësohen. Kështu, do të kemi një komunitet që e shikon si shkollën si qendër komunitare, jo thjesht si një vend parkimi, 6 orë, për fëmijët. Kemi një plan zyrtar për t’i përfunduar punimet deri në shtatorin tjetër. Megjithatë, sot morëm një premtim që do të sforcohemi pak, ndoshta dhe me dy-tre turne, për t’u siguruar që ndoshta që në semestrin tjetër të kemi gati shkollën e re “Jeronim De Rada”, është shprehur Veliaj.
Për të shmangur numrin e madh të nxënësve nëpër klasa, Veliaj kërkon bashkëpunimin prindërve për ti regjistruar nxënësit në shkollën pranë banesës së tyre. Por përveç shkollave, bashkia nis edhe rikonstruksionin e Bulevardit “Zogu i Parë”, si dhe fasadës së pallateve në anë të tij.
Top Channel