Binjaket 2-vjeçare me kafka të ngjitura janë ndarë me sukses pas tre operacioneve të vështira në një spital në Londër. Mjekëve iu janë dashur më shumë se 50 orë operacion, ku u përfshinë 100 punonjës të stafit.
Binjakët e lindura me kafka të ngjitura, babai i të cilëve ka vdekur, nga Pakistani erdhën për të jetuar në Londër me nënën e tyre, gjyshin Mohammad Sadat, 57 vjeç dhe xhaxhain.
Ato tani bëjnë fizioterapi të përditshme si pjesë e rehabilitimit. Nëna e tyre, Zainab Bibi, 34 vjeç, tha: -“Ne jemi në borxh me stafin e spitalit dhe duam t’i falënderojmë për gjithçka që kanë bërë”.
Binjakët e ngjitur janë raste shumë të rralla- ku prek 1 në 2.5 milionë raste në vit. Vajzat nga Pakistani lindën me kafkat dhe enët e gjakut të ngjitura me njëra-tjetrën.
Top Channel