‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, 74 studente nuk kanë përfituar nga ulja e tarifave studentore pasi kanë dorëzuar dokumentacionin me vonesë.
Universiteti ngre supet duke u thënë se Ministria nuk ka kthyer një përgjigje konkrete ndaj Bordi i Administrimit ka vendosur për “Jo”,pasi në të kundërt do të shkelej ligji. Ministria, pas interesimit të Fiksit, rikontakton edhe njëherë me Universitetin dhe pretendon se janë dakordësuar që kërkesat e studentëve të merren në shqyrtim.
Studentët e Universitetit të Elbasanit, dega e infermierisë, nisën një ankesë anonime pranë Fiksit ku pretendonin se nuk kishin përfituar nga përgjysmimi i tarifave. Vendim ky, që u mor pas protestës së studentëve nga Këshilli i Ministrave. Sipas tyre 74 studentë edhe pse i kishin dorëzuar dokumentet dy herë nuk kishin përfituar. Në kamerat e fshehta të fiksit studentët e ankuar, por edhe shokët e tyre pranojnë që këto lekë nuk i janë kthyer mbrapsht.
Ndërsa sekretarja i sqaron se kjo ka ardhur si pasojë e mos dorëzimit në kohë të dokumentacionit nga ana e tyre. Ajo i tregon studentëve që në VKM ishte e përcaktuar qartë data e fundit e dorëzimit të dokumenteve. Të gjithë ata që i kanë dorëzuar pas kësaj date nuk do të përfitonin. Sipas saj Bordi i Administrimit nuk mund të dilte mbi ligjin dhe të vendoste pro miratimit.
Fiks Fare kontaktoi me administratorin e Universitetit të Elbasanit i cili na konfirmoi këtë situatë, duke na sqaruar se nga ana e universitetit dhe Bordit të Administrimit janë bërë të gjitha përpjekjet ligjore që këta studentë, edhe pse me vonesë të përfitojnë. Në respekt të VKM-së dhe ligjit ata i kanë kërkuar dhe rikërkuar disa herë Ministrisë së Arsimit të mbështesë ligjërisht miratimin e uljes së tarifave edhe për këta studentë. Ministria e Arsimit në përgjigjen e kthyer ka rikonfirmuar edhe njëherë VKM-në ku data e dorëzimit të dokumentacionit është e përcaktuar qartë. Në këto kushte Bordi i Administrimit ka vendosur të zbatojë ligjin edhe VKM-në duke mos i miratuar kërkesat e 74 studentëve.
Pak ditë pas interesimit të Fiksit situata mori zgjidhje. Ministria mbajti një tjetër qëndrim. Në përgjigjen zyrtare për Fiksin pretendoi që është dakordësuar me Bordin e Administrimit të Universitetit të Elbasanit, që të miratojë edhe këta studentë. Përgjigja e tyre e dytë si për Bordin, ashtu edhe për Fiksin ishte me specifike duke i lënë hapësirë bordit që vetëm pak ditë më vonë të bëjnë një tjetër mbledhje, ku u vendos të miratojnë në bazë të udhëzimit të Ministrisë, kërkesat e 74 studentëve.
Një situatë të ngjashme, Fiksi ndoqi edhe në Universitetin e Korçës. 24 studentë që kishin përfunduar masterin për Administrim Publik në 2017, ende nuk kishin marrë diplomat pasi Qendra e Shërbimeve Arsimore nuk i kish pajisur me numrat e matrikujve. Sipas tyre urdhri i Ministrit ka vajtur më vonesë ndërkohë që masteri ishte hapur. Pas kësaj situate Universiteti ka nisur një proces gjyqësor me QSHA të cilin e ka fituar.
Dekani dhe Rektori i Universitetit shprehen se ky problem ka marrë rrugën e zgjidhjes vetëm pasi hapën një proces gjyqësor me Ministrinë e Arsimit. Sipas tyre, ngërçi kish ardhur pikërisht nga kjo e fundit e cila për arsye subjektive vendimin për hapjen e këtij masteri e ka marrë pas fillimit real të tij. Edhe pse një gabim i ministrisë, QSHA-ja nuk pranonte të jepte numrat e matrikujve duke lënë pa kartonin e diplomës 24 studentë.
Vendim i i formës së prerë që studentët të pajisen me numrat e matrikullimit. Vendimi i gjykatës i cili detyronte QSHA-në të lëshonte numrat e matrikullimit, që mori formë të prerë në muajin Maj, gjeti zbatim në Korrik, vetëm pas interesimit të Fiksit. Mes institucioneve vazhdonin korrespondencat shkresore por pa i dhënë zgjidhje problemit.
Në përgjigjen me shkrim që QSHA nisi në redaksinë e fiksit konfirmon që ka vijuar me gjenerimin e numrave të matrikullimit për 24 studentë të Masterit Profesional. Sipas tyre numrat e matrikullimit i janë përcjellë Universitetit të Korçës më datën 2 korrik 2019.
Top Channel