Koncerti ishte edhe më i madh nga sa ishte premtuar. Krejt Sheshi Skënderbej dhe ishujt u përfshinë nga një festë e madhe për ditëlindjen e 15 të Digitalb.
Mes tingujve të muzikës më të mirë moderne shqiptare dhe këngëtarëve më në zë, publiku ka urimin e tij.
Në prapaskenë gjejmë disa nga artistët, për shumicën e tyre Digitalb ka qenë një mbështetje dhe një rrugëtimi përbashkët në karrierën e tyre muzikore.
Ndërkohë më herët Soni Malaj, Vedat Ademi etj i kishin dhënë mirëseardhjen e parë publikut. Këngët u ndërthurën me prezantimin e moderatorëve të Digitalb.
Me muzgun edhe atmosfera u nxeh. Alban Skënderaj, MC Kresha, Kida etj e kishin fjalën e tyre performuese nën qiell të hapur mbresëlënëse.
Të gjithë kërcyen. Një publik pa ndarje moshe. Sepse të gjithë e kanë Digitalb në shtëpitë e tyre. Dhe kjo ishte konceptuar si një festë për të gjithë.
Aurela Gace, Elvana Gjata dhe Ledri Vula ishin ata që mbyllën siparin e një koncerti maratonë që filloi në orën 18 dhe përfundoi pas mesnate.
Pas kësaj ditëlindjeje, së shpejti Digitalb premton teknologjinë Over the Top, duke e vënë të gjithë përmbajtjen e platformës të aksesueshme nga cdo pajisje lidhur me internetin, sepse sytë janë nga e ardhmja.
Top Channel