Gjykata ka dhënë vendimin për marrjen e mandateve të krerëve të disa Bashkive, të dalë fitues pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Konkretisht vendimi për marrjen e mandatit është dhënë për Bashkinë Kolonjë, Kukës, Devoll, Maliq, Mallakastër, Shijak, Patos, Pustec.
I njëjti vendim është dhënë edhe për Bashkinë e Cërrikut. Seanca u zhvillua pas ankimit si person i tretë, Altin Toska, i cili është kryetar ende në detyrë. Ai doli fitues nga zgjedhjet e 2015 nën siglën e LSI-së dhe kundërshtar politik në atë kohë kishte kandidatin e PD, Qamil Boja.
Ankesa që Toska bëri për të mos dorëzuar mandatin, u hodh poshtë nga gjyqtari Bujar Musta, e për pasojë Andis Salla do të jetë kryetari i ri i Bashkisë Cërrik, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Top Channel