Tre persona janë lënduar nga demat të dielën, në vrapimin e fundit me ta në Pamplona të Spanjës, duke e çuar numrin e të lënduarve në tetë për këtë vit.

Vrapi me demat është pjesa kryesore e festivalit të San Ferminit, që mbahet nga 6 deri më 14 korriku, çdo vit, në Spanjën veriore.

Festivali tërheq guximtarët dhe protestuesit mbi të drejtat e kafshëve nga e gjithë bota, pavarësisht kërcënimit për plagosje dhe jo vetëm nga brirët e demave…

Në total, 35 vetë u plagosën këtë vit, pjesa më e madhe thyen kocka dhe regjistruan fraktura.

Tradicionalisht, vrapimi me dema përdorej si një mënyrë për t’i nxjerrë demat nga periferia e qytetit deri në arenat e ndeshjeve me dema.

Pasi lëshohen dy raketa, demat vrapojnë pas njerëzve, të veshur me të bardha dhe me shami të kuqe për 825 metra, që është edhe distanca mes vathës së demave dhe arenës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA