Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi para disa ditësh vodhi me dhunë një farmaci.

Ai ka vjedhur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Njoftimi

Vjedh me dhunë disa para në një farmaci, kapet nga policia shtetasi i shpallur në kërkim:

• I. P., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA