“The Flinstones”, do të rikthehen. Një ripropozim i animuar i selisë kult në të gjithë botën, që ka si protagonistë simpatikët Fred dhe Vilma Flinstons, vajzën e tyre dhe dinozaurin Dino, si edhe fqinjët, Beti dhe Barni Rabëll.
Për filmin në fakt ka filluar puna nën mbikëqyrjen e Warner Bros. Animimi ndërkohë po realizohet nga shtëpia e produksionit të Elisabeth Banks, Brownstone Productions.
Bëhet fjalë për një komedi të animuar që është e vendosur si gjithnjë në epokën e gurit dhe me të njëjtat personazhe ikonike të showt klasik të transmetuar nga ABC nga viti 1960 deri në 1966 për gjashtë sezone dhe në më shumë se 550 pjesë, por që i drejtohet tani një publiku më të rritur.
Është rikthimi i parë i animuar i serisë klasike pas tentativës në 2011 të Seth MacFarlane, që tentoi të risillte historinë, po pa sukses.
Flinston janë sjellë ndërkohë edhe në variantin live-action në 1994, me John Goodman dhe Elizabeth Perkins në rolin e Fredit dhe Vilmës.
Top Channel